Gjashtë të vdekur pas rrëzimit të avionit të vogël në Calgary

Gjashtë persona kanë vdekur pasi një aeroplan i vogël u rrëzua në Kananaskis Country, një rajon malor në perëndim të Calgaryt, tha të shtunën Policia Mbretërore Kanadeze (RCMP).

RCMP tha se një avion me pesë pasagjerë dhe një pilot u largua nga aeroporti Springbank pranë Calgaryt të premten mbrëma gjatë rrugës për në Salmon Arm, British Columbia, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Ryan Singleton nga policia tha se kontakti me aeroplanin kishte humbur rreth orës 21:30 me kohë lokale.

Menjëherë pasi avioni u raportua i vonuar, një kontroll u krye nga një skuadër e Forcave Ajrore Mbretërore Kanadeze (RCAF) me bazë në Winnipeg.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share