Parisi kurorëzoi Lionel Messin me Topin e tij të tetë të Artë. Argjentinasi u kurorëzua me gjithsej 462 pikë, përpara Erling Haaland dhe Kylian Mbappe.
Emri i Mess-it ishte padyshim më i përsërituri ndër listat e votave të gazetarëve.
Numri 10 i Inter Miami është padyshim referenca në shumicën dërrmuese të votave, e cila shpërndau pikët mes pesë lojtarëve. Por kampioni i Botës nuk ka fituar simpatinë e të gjithëve.
Gjashtë gazetarë shmangën dhënien e pikëve për 36-vjeçarin, që thelloi distancat në këtë renditje speciale me Cristiano Ronaldon.
Kameruni, Kepi i Gjelbër, Guinea, Jordania, Zvicra dhe El Salvador janë të vetmet vende që përmes gazetarit të zgjedhur, nuk votuan për Messin në pesë alternativat e tyre për fituesin e ‘Topit të Artë’.
Favorit për ta kanë qenë dy rivalët kryesorë të Messit, Haaland dhe Mbappe. Norvegjezi mori pikët maksimale në 5 prej këtyre gazetarëve, përpos Kamerunit që preferoi Kylian Mbappe si lojtarin më të mirë të vitit 2023.
Klan News