Gjashtë alpinistë humbasin jetën në alpet e Francës

NJE DESHMITAR OKULAR KA FILMUAR MOMENTIN

Ka shkuar në gjashtë numri i alpinistëve të cilët humbë jetën në Alpet Franceze. Një video e filmuar nga dëshmitar ocular tregoi momentin sesi orteku mori përpara alpinistët. 9 persona mbetën të plagosur ndërsa një grua mbetet ende e zhdukur.

Një alpinist i gjashtë është gjetur i vdekur dhe një grua është ende e zhdukur pas rënies së një orteku pranë Mont Blanc në Alpet e Francës juglindore.

Videoja e dëshmitarit okular e filmuar nga vendpushimi i skive Les Contamines- Mont joie tregoi ortekun teksa binte që zbriste nga Dômes de Miage, pjesë e së cilës është edhe akullnaja.

Dy udhërrëfyes mbetën të vdekur ndërsa 9 u plagosën. “Kushtet e skijimit ishin të mira gjatë Pashkëve, por mendoj se ky është orteku më vdekjeprurës këtë sezon,” tha për AFP kryetari i bashkisë së qytetit Francois Barbier.

Asnjë paralajmërim për ortek nuk ishte lëshuar në rajon nga Meteo France, por erërat e pranishme në Alpe dhe ngrohjes së klimës mund të ketë qenë arsyet e rënies . Pas rënies, orteku mbuloi një sipërfaqe prej 1600 metrash.

Ekipeve të shpëtimit me ndihmen e qenve te specializuar po vijojne kerkimet për të gjetur alpinistët. Resorti i ka bërë thirrje njerëzve që të tregohen të kujdesshëm pasi ortekë të tjerë rrezikojnë të bien nga Alpet. Dy persona humbën jetën në 2014 në të njëjtin vend po nga nje ortek.

GAZETARE; LIVIA KALLFA

Lexo gjithashtu
Total
0
Share