Giggs dorëhiqet si trajner i Uellsit

Rajan Gigs konfirmoi se është dorëhequr nga detyra e trajnerit të kombëtares së Uellsit. Ish-futbollisti i Mançester Junajtid po pret të dalë përpara gjykatës pasi akuzohet për kontroll, sjellje imponuese dhe dhunë ndaj ish të dashurës së tij dhe motrës së saj.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Në deklaratën e tij, Gigs tha se Federata Uellsiane, stafi i trajnerëve dhe lojtarët duhet të përgatiten për Kupën e Botës pa qenë nën presion dhe të pandikuar nga spekulimet dhe se ai nuk do që përgatitjet e përfaqësueses të preken nga kjo ngjarje.

48-vjeçari u largua si trajneri Uellsit në Nëntor të 2020 përkohësisht. Federata e futbollit e Uellsit e pranoi dorëheqjen e Gigsit, ndërsa vlerësoi punën e tij si edhe vendimin, që e konsideroi në të mirë të futbollit uellsian.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share