Gërvalla: E vërteta është se me Serbinë s’kemi marrëveshje

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka folur rreth takimit të fundit Kosovë-Serbi në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Në një intervistë për “Diario de Nolicias”, kryediplomatja kosovare, ndër të tjera ka thënë se me Beogradin s’ka marrëveshje.

“E vërteta është se me Serbinë nuk kemi marrëveshje. Ne, ishim dy herë më 27 shkurt dhe këtë fundjavë, të gatshëm për të arritur marrëveshje, me garancionet e partnerëve dhe aleatëve tanë – Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara –  që na dhanë për zbatimin e marrëveshjes. Por befasisht, Serbia nuk ishte e gatshme për këtë”, është shprehur Gërvalla, përcjell KlanKosova.tv.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Ata vetëm vazhduan me lojën e vjetër duke transmetuar porosi të ndryshme, dhe kur afroi çështja e nënshkrimit, ata refuzuan. Është për keqardhje se si BE po e mundëson një situatë të tillë dhe nuk po zgjedh sfidat në dialogun që e ndërmjetëson”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share