Sot në prezencë të Kryetarit të BFI-së Reis Ulema Shaqir Fetahu, Muftiut Qenan Ismaili, Hoxhallarëve dhe banorëve të vendbanimit Gërçec, kisha nderin që të marr pjesë në inaugurimin e Xhamisë së re në këtë vendbanim, ka njoftuar Blerim Bexheti kryetar i komunës së Sarajit në një postimin në faqen e tij zyrtare në Facebook.
“Komuna e Sarajit si gjithmonë në suaza të kompetencave ligjore do të vazhdoj me përkrahjen iniciativave për ndërtimin e objekteve fetare në komunën tonë”, ka shkruar Bexheti.