Georgina do t’i marrë nga 86 mijë funte në muaj nëse ndahet me Ronaldon

E dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, do të marrë 86 mijë funte në muaj nëse çifti ndahet, pavarësisht se ata nuk janë të martuar.

Për shkak të një marrëveshjeje paramartesore të bërë për të siguruar të ardhmen financiare të Rodriguez, modelja 29-vjeçare do të merrte 86 mijë funte çdo muaj nga Ronaldo nëse çifti do të ndahej, sipas Daily Mail.

Lajmi për këtë pagesë të stilit të alimentacionit është bërë i ditur pasi qarkulluan zëra se çifti ishte në krizë, transmeton Klankosova.tv.

Megjithatë, nëna e CR7 kohët e fundit hodhi poshtë spekulimet dhe sipas Mail, çifti së fundmi u panë së bashku në vendlindjen e saj, Spanjën, duke sugjeruar se gjithçka është mirë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share