Aktori dhe artistja do të japin këshilla për politikat e artit dhe kulturës
Aktori i njohur George Clooney dhe këngëtarja Lady Gaga janë ndër këshilltarët e rinj për kulturë dhe art të presidentit të SHBA-së, Joe Biden.
Fansat e Lady Gaga përgëzuan artisten në rrjetet sociale për emërimin e saj. Sipas kësaj, Komiteti i cili do të bashkëkryesohet nga producenti i famshëm Bruce Cohen dhe këngëtarja e famshme Lady Gaga, përfshin emra të tjerë si aktorja Jennifer Garner dhe muzikanti Jon Batiste.
I nisur në vitin 1982 nga Presidenti Ronald Reagan ky komitet i cili punon për të mbështetur programet e artit dhe kulturës në mbarë vendin ka hasur në kritika nga ish-presidenti Donald Trump.
Trump ka mbrojtur vazhdimisht shpërbërjen e këtij institucioni i cili sipas tij ka qenë joefektiv.
Klan News