Producenti Irkenc Hyka ka qenë një ndër të ftuarit e autores dhe moderatores Luana Vjollca në emisionin “Zemër Luana”. Irkenci së bashku me Semi Jaupaj kanë realizuar një lojë ku kanë zbuluar shumë sekrete të personazheve që kanë bashkëpunuar dhe jo vetëm, ose duhet të pinin pijet e shëmtuara.
Ndonse një ndër fotot ka qenë ajo e Genta Ismajlit, për të cilën Irkenci ka zbuluar një detaj për Genta Ismajlin. Teksa ata për një kohë të gjatë kanë punuar në studio ku Gentën e shoqëronte e ëma.
Më tej Irkenci ka zbuluar se ka gjetur rreth 10 demo të këngëve të tij në telefonin e tyre. Duke treguar se demot i janë marrë pa konfirmim. E mesa duket kjo gjë ka çuar edhe në një shkëputje marrëdhënie.
Rikujtojmë se Genta është shkëputur paksa nga muzika, duke krijuar jetën e saj në Turqi./tvklan.al