Geert Wilders bashkohet me grupin e Viktor Orban

Udhëheqësi i ekstremit të djathtë holandez, Geert Wilders, njoftoi dje se partia e tij do të bashkohet me grupin parlamentar europian të formuar nga kryeministri hungarez, Viktor Orban.

“Ne jemi patriotë të PVV (Partia për Liri) dhe e duam vendin tonë,” tha Wilders në një deklaratë për shtyp.

Kryeministri hungarez, Viktor Orbán, njoftoi të dielën synimin e tij për të formuar një grup të ri parlamentar europian, të quajtur “Patriotët për Europën”, së bashku me Partinë e Lirisë së ekstremit të djathtë (FPÖ) dhe lëvizjen centriste të ish-kryeministrit çek, Andrei Babis.

Partia e Wilders ka fituar gjashtë vende në Parlamentin Europian dhe deri më tani i përkiste grupit Identiteti dhe Demokracia (ID).

Lexo gjithashtu
Total
0
Share