Ambasadori europian David Geer vlerëson se interesi i Maqedonisë është të vazhdojë në rrugën e Bashkimit Europian dhe tha se ata janë të gatshëm të bashkëpunojnë me qeverinë e ardhshme dhe të gjithë ata që e mbështesin procesin e reformave.
“Mesazhi im do të ishte edhe për qeverinë dhe për të gjithë vendin. Unë besoj se interesi i këtij vendi është të vazhdojë në rrugën drejt Bashkimit Europian. Ne në Bashkimin Europian jemi të gatshëm të punojmë me qeverinë e re dhe të gjithë ata që mbështesin procesin e reformave, i cili është i nevojshëm për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta ndihmuar këtë vend të përparojë në rrugën drejt BE-së”, tha Geer.
“Me fjalë të tjera, zgjerimi duhet të jetë një projekt kombëtar që do t’i bashkojë të gjithë për të punuar në reformat, për të zbatuar masat e nevojshme, në mënyrë që të bashkoheni sa më shpejt në Bashkimin Europian”, tha Geer në një deklaratë para hapjes së ekspozitë të bashkuara në diversitet me rastin e 20 vjetorit nga zgjerimi më i madh i Bashkimit Europian.