Zhgënjyese shifrat për implementimin e raporteve të Antikorrupsionit

Ambasadori i BE-së, në Shkup Dejvid Geer deklaroi se shifrat e implementimit të lëndëve dhe rekomandimeve të Komisionit për Anti Korrupsion nga ana e gjyqësorit janë zhgënjyese. Ai tha se BE dhe qytetarët presin që rekomandimet e Komisionit për luftë kundër korrupsionit të implementohen sa më shumë dhe të japin efektin e tyre.

“Pra, puna e Komisionit Shtetëror për të Luftë Kundër korrupsionin është shumë e rëndësishme sepse ngre çështje shqetësuese për qytetarët dhe institucionet. Por edhe më shqetësues është fakti se kur i shikon rekomandimet e tyre, në vitet e fundit, shifrat e implementimit të atyre rekomandimeve kanë shkuar nga 20 për qind në 10 për qind dhe më së fundmi në 14 për qind. Kjo është mjaft zhgënjyese. Ne presim të shohim, siç presin edhe qytetarët, implementim të lartë të atyre rekomandimeve të rëndësishme. Gjithashtu presim të shohim ndjekjen në vazhdimësi të këtyre reporteve të rëndësishme nga autoritetet shtetërore. Raportet dhe rekomandimet nga të dy institucionet nuk janë mister. Ato janë publikisht në dispozicion. Unë i lexoj, qytetarët i lexojnë. Ne i presim të ndiqen në vazhdim”, tha David Geer./tvklan.mk

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share