Ambasadori i Bashkimit Evropian në vend, David Geer me mesazhe për qeverinë e re, sipas tij, BE-ja dëshiron të sheh veprime reale nga qeveria e re e Maqedonisë së Veriut në rrugën e vendit drejt integrimit evropian.
Ambasadori në largim i BE në vend David Geer duke u përgjigjur në pyetjet e gazetareve se si esheh të ardhmen evropiane të vendit me udhëheqësinë e re politike në vend, tha që BE-ja dëshiron të sheh veprime reale nga qeveria e re e Maqedonisë së Veriut në rrugën e vendit drejt integrimit evropian. Ndërkaq, sa i përket negociatve mes VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it Geer nuk deshi të komentoj negociatat që po bëhen.
“Ne dhe Bashkimi Evropian patjetër do duam të punojmë me të gjithë që do e avancojnë rrugën eurointegruese të vendit për anëtarësim në BE, implementimin e reformave dhe të gjithë hapat e nevojshëm që do e sjellin këtë vend sa më shpejtë në BE”, tha David Geer.
I pyetur bisedojnë me partitë dhe nëse ato do të angazhohen për integrimin e vendit në BE, Geer tha se bisedojnë me të gjithë, por se formimi i qeverisë nuk i takon BE-së. Sipas tij, të gjithë partitë gjatë kampanjës zgjedhore dhanë një agjendë të qartë pro BE-së dhe se do ta lëvizin vendin drejt BE-së.
“Nuk është pyetja të besohet çfarë thonë ata, ajo çfarë ne duhet të shohim është çfarë është bërë, cilat janë veprimet që do pasojnë pas formimit të Qeverisë dhe pastaj ne do ta bazojmë gjykimin në këto veprime. Patjetër do t’i mbështesim të gjithë ata që ndërmarrin hapa real për ta shkuar në BE”, tha Geer.
Ndryshe, VMRO-DPMNE si fituese e zgjedhjeve parlamentare të 8 majit tani më me VLEN-in kanë formuar grupet e punës dhe po vijojnë negociatat për formimin e qeverisë së re. Në mënyrë që të fillojnë bisedimet e anëtarësimit me BE-në, RMV-ja duhet të ndryshojë kushtetutën./tvklan.mk