Gazprom rinis eksportet e gazit në Itali

Furnizimet me gazin rus u ndërprenë gjatë fundjavës

Gjigandi rus i energjisë ka vendosur të rikthejë furnizimet, pas pezullimit të tyre në fundjavë. Gazprom bëri me dije se kompania dhe konsumatorët italianë, kanë gjetur një zgjidhje për shitjen e gazit, pas disa ndryshimeve në rregulloret e Austrisë.

Në mënyrë të detajuar, bllokimi ishte për shkak të faktit se Gazprom duhet t’i jepte një garanci monetare për kalimin e gazit transportuesit që sillte gazin nga Austria në Itali, gjë që nuk ekzistonte më parë dhe Gazprom nuk paguante, shpjegoi CEO i Enti Italian i Hidrokarbureve, Claudio Descalzi. Gjiganti italian i hidrokarbureve ENI nga ana e tij u deklarua i gatshëm të paguante një garanci prej 20 milionë eurosh për të zhbllokuar pezullimin dhe për të rifilluar dërgimin e rreth 20 milionë metrave kub gaz rus në ditë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sasia e gazit rus që hyn në Itali tani përbën 10 për qind të importit total të shtetit, në krahasim me 40 për qind vite më pare. E gjendur në këto kushte shteti fqinj ka rritur sasinë e gazit që importon nga Algjeria dhe vendet nordike.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share