Gazetarja i përmend disa emra bashkëpunëtorësh Mexhitit / E pyet: A janë të kapur këta persona?

Pasi i përmendi emrat e disa nga bashkveprimtarët e Izet Mexhitit, si Rakip Doçi, Besim Kokën, Muhamed Ajeti, gazetarja dhe drejtuesja e emisionit Klan Debat, Xhumadije Ibraimi e pyeti kreun e Lëvizjes Demokratike nëse këta ish funksionarë të BDI-së, kanë qenë të kapur apo bëjnë pjesë tek personat ndaj të cilëve BDI është revanshuar politikisht?!

“E para, disa prej tyre, por edhe të tjerë, për shkak të bindjeve, mendimit ndryshe, për shkak të guximit për ta përkrahur mendimin ndryshe, duke qenë në qeveri janë shkarkuar nga postet, i kanë lënë pozitat e tyre qeveritare dhe kanë dalur në opozitë. Mendoj se kjo duhet të vlerësohet se mund të jetë ndër rastet e rralla në politikë në përgjithësi në Maqedoni e sidomos tek politika shqiptare… Për momentin në LD nuk ka organe të themeluara. Unë jam si kryetar i përkohshëm deri në Kongresin e parë”, tha mes tjerash Izet Mexhiti./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share