Gazetari, Nevrij Ademi përjeton një surprizë emocionuese nga njerka e tij në emisionin SOL

Në një moment prekës të emisionit “SOL” në Klan Kosova, gazetari i Klan Macedonia, Nevrij Ademi, u surprizua nga njerka e tij, Zonja Nadije.

Edhe pse nuk janë të lidhur biologjikisht, lidhja e tyre e fortë dhe dashuria e pakushtëzuar u shfaqën në ekran, duke prekur jo vetëm të pranishmit, por edhe publikun.

Zonja Nadije, me emocion të madh, ndau historinë e tyre, duke theksuar se asnjëherë nuk e ka bërë dallimin mes Nevrijit dhe djalit të saj biologjik.

“Ky, qysh si fëmijë, ka qenë shumë i dashur dhe i afrueshëm. E kam dashur gjithmonë si të ishte djali im biologjik,” tha ajo. Ajo shpjegoi se, që nga dita kur u bë pjesë e jetës së Nevrijit, ka krijuar një lidhje të ngushtë dhe të patjetërsueshme me të, pavarësisht se nuk janë të lidhur biologjikisht.

Nevriji e kishte kuptuar në një moment të jetës se ajo nuk ishte nëna e tij e vërtetë, gjë që ishte e dhimbshme për të dy. Megjithatë, siç tha Zonja Nadije, kjo nuk e ndryshoi marrëdhënien e tyre.

“Sot e kësaj dite, ai më trajton njësoj sikur të isha nëna e tij biologjike. Zemra ime nuk bën dallim mes tij dhe djalit tim biologjik,” shtoi ajo, duke i falënderuar Zotin për këtë dashuri të madhe që ndan me të.

Moderatorja e emisionit, Adelina Hasani, u prek shumë nga ky rrëfim dhe kërkoi falje për emocionet e forta që shfaqi. Ajo theksoi se biseda të tilla përcjellin një mesazh të thellë për dashurinë dhe lidhjet njerëzore.

Në fund, Zonja Nadije shprehu mirënjohjen e saj për Nevrijin, duke e falënderuar për mbështetjen dhe përkushtimin e tij ndër vite.

“E falënderoj shumë. Zoti i dhashtë jetë dhe shëndet,” përfundoi ajo me zemër të hapur.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share