Gjithsej 25 mijë e 490 palestinezë janë vrarë që nga 7 tetori, tha Ministria e Shëndetësisë e vendit.
Sipas saj të plagosur janë 63 mijë e 354 të tjerë.
Kjo ministri tutje tha se 195 palestinezë u vranë dhe 354 u plagosën në 24 orët e fundit, raporton The Guardian, transmeton Klankosova.tv.
Këto shifra të viktimave për të cilët thuhet se shumica janë civilë, erdhën si pasojë e sulmeve izraelite që nisën më 7 tetor në Rripin e Gazës.