Gati për lojë? Puthje, përqafime dhe të vërteta të pa treguara (Video)

Puthje dhe të vërteta që mund të thuhen vetëm në lojë. Në episodin që u transmetua sot në orën 18:20 në Tv Klan, ishullorët zhvilluan një lojë që u mundësua nga ‘Birra Peja’. Ata u ndan në dy grupe, vajzat me një grup dhe djemtë në një grup tjetër.

Gjatë lojës pati puthje përqafime dhe shumë të vërteta që më parë nuk i dinim për ishullorët tanë. Kush nuk qëllonte në shenjë, merrte si dënim të pinte një gotë birrë.

Ilda zgjodhi në lojë si ishullorin me dy fytyra Salionin, ndërkohë që kjo duket se nuk i ka pëlqyer atij.

Sofiela puthi Harris për 20 sekonda, në dhomën e ‘Ditarit’ u shpreh: “Është shumë djalë i dashur, shumë king. Mendoj se të gjitha e pëlqejnë si unë, por asnjëra nuk kanë guxim si unë.”

Puthje nga koka te këmbët pati për Xhoanën, nga Arlindi.

Salioni do të donte një moment ‘hot’ nën jorgan me Aishën. Mes argëtimit puthjeve dhe përqafimeve u mbyll episodi i sotëm i Love Island Albania./Love Island Albania

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share