Gati dy metra borë në disa pjesë të New Yorkut, të paktën dy të vdekur

Stuhi e hershme e dimrit ka sjell borë të madhe në disa pjesët perëndimore të shtetit të New Yorkut, ku janë konfirmuar dy viktima, ndërprerje të udhëtimit dhe “pluhuri i akullit” që pritet të rritet gjatë fundjavës.

Stuhia, e cila shpërtheu nga Liqeni Erie dhe Ontario, hodhi deri në 1.5 metra ose më shumë borë gjersa autoritetet thanë se “vdekjet duket se janë rezultat i sulmeve në zemër për shkak të mbisforcimit gjatë pastrimit të borës”.

Ndërsa temperaturat ranë, stuhia e parë e madhe e borës në rajon u shfaq të enjten dhe u intensifikua gjatë natës të premten, shumë përpara fillimit të dimrit më 21 dhjetor.

Stuhia me efekt liqeni prodhoi periudha sporadike të reshjeve të dendura gjatë gjithë ditës së djeshme, duke mbuluar disa zona me disa metra dëborë dhe pritet të zgjasë deri të dielën, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit amerikan.

Deri të premten në mbrëmje, shërbimi i motit raportoi 1.7 metra borë të matur në fshatin Orchard Park në Erie County, 25 kilometra në jug të Buffalo.

Trafiku tregtar është i ndaluar në autostradën njujorkeze midis daljeve 53 dhe 59, sipas agjencisë që menaxhon autostradën.

Pjesë të tjera të shteteve kryesore, përfshirë 290 dhe 990, janë gjithashtu të mbyllura.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share