Gashi: Të dy koalicionet në bllokun e partive shqiptare janë jo-parimore, nuk ka luftë të idealeve!

Panelistët në emisionin Debat Plus me Ermal Pandurin në Klan Macedonia diskutuan mbi aktualitetin politik zgjedhor në vend.

Analisti Astrit Gashi tha se koalicionet parazgjedhore të formuara në bllokun shqiptar, nuk janë parimore.

Kjo, sepse sipas tij në po ato blloqe janë bashkuar njerëz që nuk kanë ideale dhe që për vite të tëra kanë qenë kundërshtarë politik më njëri tjetrin.

“VLEN mundet me e mund BDI-në, vetëm nëse qytetari është lodh nga BDI dhe ai koalicion, për këtë arsye e kanë marrë Albin Kurtin, sepse ai ua bën idealizmin, sepse si strukturë VLEN-i nuk ka strukturë, sepse janë ribashkim, njejtë si Sela me Thaçin. Koalicionet janë jo-parimore, ndaj mos të thotë askush që këtu ka luftë të idealeve, sepse vetëm luftë të idealeve këtu nuk ka. Janë mbledh disa grupe, dojnë me rrëzu pushtetin, do tjerë me e mbajt pushtetin, pra krejt kemi me i pa, edhe ndikimin e Albin Kurtit në këto zgjedhje. Na kurrë nuk ishim ardh këtu, po të mos ishte përzi Albini në këto zgjedhje”, tha Gashi. /TvKlan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share