Gara nisi në shenjë të numrit 7. Shtatë kandidatë, në zgjedhjet e shtata presidenciale. Përpos që duhej të fitonin sa më shumë vota, gjithë së bashku kishin edhe një qëllim – të mobilizojnë 40% të votuesve me të drejtë vote, si kusht që zgjedhjet të kenë sukses.
Nga Kiro Gligorovi, I cili mandatin e parë e fitoi në vitin 1990 në Kuvend deri te presidenti I fundit, me rëndësi është të arrihet pragu zgjedhor.
Në fillim të pavarësisë, kur përgatitej Kushtetuta, autorët e saj nuk e kishin menduar se pragu I lartë prej 50%, veçmë në dekadën e ardhshme, do të jetë vështirë i arritshëm dhe do të lejojë hapësira për manovra dhe pazare politike.
Në vitin 1994, në zgjedhjet e para presidenciale, votuan numër rekord prej 77% të zgjedhësve. Pesë vite më vonë dolën 69%.
Kur në zgjedhjet e parakohshme presidenciale të vitit 2004 votuan vetëm 53%, u bë e qartë se pragu zgjedhor duhet të ulet.
Në vitin 2009 u bë 40% dhe u konfirmua si vendim I drejtë. Me foto-finish cenzusi, mezi dolën 2% më tepër votues edhe pse në të njëjtën kohë kishte zgjedhje lokale.
Pesë vite më vonë, më 2014, pushteti I atëhershëm, bashkë me presidencialet mbajti edhe zgjedhjet parlamentare dhe arriti ta mobilizojë trupin votues, ku dalja mbërriti në 54%.
Por, gara e fundit presidenciale në 2019, kur dolën pak mbi 46% detyroi politikanët të mendojnë që sërish të ulet pragu zgjedhor.
Zgjedhjet e dyfishta – presidenciale dhe parlamentare, do të jenë të tretat në historinë e vendit. Kjo disi garanton suksesin e garës zgjedhore. Por, momenti politik paralajmëron rezultate interesante dhe kthesa të mundshme.
Një e tillë ishte vërejtur në vitin 1999. Tito Petkovski në rrethin e parë kishte epërsi prej thuajse 125.000 votave. Por, në rrethin e dytë Boris Trajkovski arriti të tubonte 363.000 vota të reja dhe arriti të bëhet president.
Analizat e zgjedhjeve të mëparshme presidenciale tregojnë edhe fakte tjera interesante.
Rekordin për vota të fituara në një garë presidenciale e mban Presidenti I parë, Kiro Gligorov. Për të votuan 715.087 votues dhe nuk I duhej rrethi I dytë për ta mposhtur Lubisha Georgievskin, I cili me 197.109 vota në vitin 1994 është rezultati më I dobët në historinë zgjedhore të vendit. Kjo garë mbetet e vetme që përfundoi në rrethin e parë.
Gjithsejt 9 shqiptarë kanë qenë në garën për president të vendit. Në vitin 2009 Imer Selmani arriti të tubonte 147.547 vota dhe është kandidati I vetëm shqiptar për të cilin votuan edhe Maqedonasit.
Në gjashtë ciklet e mëparshme zgjedhore kanë marrë pjesë vetëm dy gra. E para ishte Mirushe Hoxha në vitin 2009.tvklan.mk