Gara e kryegolashënuesit në La Liga: Lewandowski apo Benzema

Benzema ka pasur një faktor vendimtar në favor të tij për t’u përfshirë plotësisht në luftën e “Pichichi”, çmimit të golashënuesit më të mirë sezonal të La Liga-s: goditjet e penalltive. Real Madridi është skuadra që ka përfituar më shumë nga kjo statistikë në edicionin aktual, me 10 penallti në favor.

Nga 14 golat e shënuar prej sulmueit francez me Real Madridin këtë sezon, 5 prej tyre kanë ardhur nga 11-metërshat. Kjo shifër mund të ishte akoma më e lartë nëse Benzema nuk do të kishte dëmtime që e kanë penguar atë të luante në 10 ndeshje.

Pas një ‘udhëtimi nëpër shkretëtirë’, që e bëri atë të kalonte pesë ndeshje pa shënuar dhe të merrte disa kritika, francezi është rikthyer në “binarë” dhe ka realizuar dy “hat tricks” radhazi.

Krejt në të kundërt, asnjë nga 17 golat e Lewandowskit nuk ka ardhur nga pika e bardhë. Në favor të Barçës janë akorduar vetëm dy penallti në këtë sezon të La Liga-s. Polaku ekzekutoi vetëm njërën nga ato penallti, kundër Almerías, dhe e humbi atë.

Lewandowski ka një epërsi të caktuar ndaj Karim për momentin, por është e vërtetë që nuk po kalon saktësisht momentin e tij më të mirë si golashënues. Ish-i i Lyon e ka “përgjuar” dhe shkurtuar ndjeshëm diferencën e golave në ndeshjet e fundit.

Nga ana e tij, polaku kishte shënuar mestarisht një gol për ndeshje para Botërorit të Katarit, por efikasiteti i tij para portave kundërshtare ka rënë në 0.56 gola për ndeshje.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share