Ganiu: VLEN e merr edhe një ministri me resor, për vendet e drejtorëve do të informojmë kur të përfundojmë

Kryetari i komunë së Çairit, Visar Ganiu sot ka deklaruar se koalicioni VLEN ka marrë ministrinë e pestë me resorë në qeveri.

Ai tha se ministria e Eurointegrimeve do t’i ketë të gjitha nishanet e një ministrie.

“Sekretariati që ishte më herët për eurointegrime dmth kalon në ministri. Me buxhet të vetin, me kabinet, me të gjitha dmth nishanet që duhet t’i ketë një ministri”, tha Ganiu duke mos dashur të zbulojë postet e eshalonit të tretë që ka marrë VLEN, për hir të marrëveshjes me VMRO-në dhe mes partnerëve në VLEN.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share