Gana merr një fitore me vlerë

Përpjekjet e Koresë së Jugut nuk mjaftojnë, mposhten me rezultatin 2-3

Gana mundi Korenë e Jugut 3-2 dhe mori fitoren e parë në Grupin H në Kupën e Botës. “Tigrat” e Azisë e nisën me vrull ndeshjen, ndërsa vunë nën preison rivalët afrikanë.

Aziatikët gjuajtën shtatë goditje këndi në 20 minutat e para.

Por Mohamed Salisu i befasoi duke shënuar golin e parë të sfidës në minutën e 24’ pas një rrëmuje brenda zonës.

Pas një krosimi nga e majta të Ajevit, Kudus e dyfishoi avantazhin në të 34’.

Por Koreja e Jugut nuk u dorëzua. Vazhdoi të ishte kërkuese në portën kundërshtare dhe e mori shpërblimin në pjesën e dytë.

Ço Gue Song u risolli shpresat tifozëve. Në të 58’, ai realizoi golin e parë.

Ndërsa tri minuta më pas, ai barazoi shifrat.

Por Muhamed Kudus risolli festën te Gana me golin e tij të dytë dhe të fitores në të 68’.

Koreja e Jugut tentoi deri në fund të sfidës, por nuk arriti dot të barazonte.

Me tri pikët e marra, Gana e ka në dorë vetë fatin për t’u kualifikuar në të 16-at.

Sfida e fundit do të jetë kundër Uraguait. Ndërsa Koresë së Jugut i duhet një mrekulli ndaj Portugalisë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share