Galiçicë / Vetura ka dalur nga rruga dhe qëndron varur në një shkëmb – pasagjerët janë brenda!

Një automjet i pasagjerëve “Volkswagen” ka dalë nga rruga kryesore në afërsi të Parkut Kombëtar të Galiçicës, përcjell KlanM. Siç njoftoi Qendra e Menaxhimit të Krizave (QMK), automjeti është i varur në një shkëmb, por personat në të janë të padëmtuar. Raportimi për automjetin është bërë në numrin 112.

“Një automjet ka dalë nga rruga kryesore në afërsi të Parkut Kombëtar të Galiçicës, 10 minuta me makinë pas kabinës së pagesës, në vendin e quajtur Koritski Rid. Mjeti i pasagjerëve është i markës ‘Volkswagen’ me ngjyrë të kuqe me targa 01645KH. QRMK Ohër njoftoi se për incidentin është njoftuar MPB-ja e Ohrit, e cila ka dërguar një patrullë në atë pjesë, pas së cilës kanë raportuar se personat kanë mbetur të lënduar, por vetura ka qenë e varur në ndonjë shkëmb”, thuhet në njoftimin e QMK-së.

Është njoftuar edhe Antonio Dodevski nga Shërbimi i shpëtimit malor të Ohrit, i cili do të bëjë këqyrje në vendin e ngjarjes./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share