Galatasaray “shukat” Unitedin në shtëpi

Galatasaray ka shënuar fitore ndaj Manchester Unitedit në shtëpi të vet, me rezultat 3-2, në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Golin e parë e shënoi Rasmus Hojlund, në minutën e 17’, pas një asistimi nga Marcus Rashford.

Vetëm gjashtë minuta më vonë Ëilfried Zaha e barazoi rezultatin për ekipin turk. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Hojlundi e dërgoi edhe njëherë në epërsi Unitedin. Por në skenë doli Kerem Akturkoglu, në minutën e 71’ duke e barazuar rezultatin sërish.

Një mundësi të artë e humbi Mauro Icardi, pasi huqi penaltinë që e shkaktoi Casemiro. Megjithatë, Icardi vetëm tre minuta më vonë ia dhuroi fitoren Galatasarayt.

Galatasaray pas dy ndeshjeve ka katër pikë dhe renditet në vendin e dytë, teksa Unitedi në vendin e fundit me zero sosh.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share