“TRE INSTRUMENTE TË LIDHURA SI PJESË E KOMPROMISIT SOFJE – SHKUP”
“Nuk janë vetëm ndryshimet kushtetuese” – ka deklaruar shefja e diplomacisë bullgare, Marija Gabriel, sic percjell KlanM, duke përmendur tre instrumentet e ndërlidhura që janë pjesë e kompromisit Sofje – Shkup.
Këto komente, Gabriel I bëri në seancën e komisionit parlamentar për çështje të BE-së dhe Zonës Shengen, e pyetur për qëndrimin bullgar dhe cfarë ndodh me procesin negociues të Maqedonisë së Veriut me BE-në dhe nëse Shkupi respekton marrëveshjet.
“Nuk janë vetëm ndryshimet kushtetuese, por edhe Traktati i Miqësisë dhe dy Protokollet. Kemi tre instrumente të lidhura, që janë pjesë e kompromisit të Korrikut 2022, aq më tepër kemi pozicion të qartë në Kuvendin Popullor. Ajo që insistojmë është të shohim se nëse ka vështirësi me ndryshimet kushtetuese, si është progresi me temat tjera? Kemi bërë dy takime teknike – të parën në korrik në Sofje dhe takimi I dytë në tetor në Shkup dhe fatkeqësisht konstatojmë se s`ka progress” – tha Marija Gabriel.
Në Deklaratën pas Samitit të javës së kaluar BE-Ballkani Perëndimor edhe pse nuk përmendet Maqedonia e Veriut, sic njofton KlanM, potencohet rëndësia e zbatimit të marrëveshjeve dypalëshe, me theks të vecantë Marrëveshja e Prespës me Greqinë dhe Traktati i Miqësisë me Bullgarinë.
Por, duke potencuar cështjen e mbrojtjes së pakicave si kriter evropian për negociata dhe anëtarësim, Gabriel ka theksuar se Bullgaria nuk ka probleme dypalëshe me Maqedoninë e Veriut.
“Bullgaria ka interes të vazhdojë me mbështetjen për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Të mos harrojm se kjo temë hyri në rend dite evropiane falë kryesimit bullgar në vitin 2018. S1kemi probleme dypalëshe me RMV-në. Në emër të interesit të përbashkët evropian I themi Shkupit se cfarë do të thotë të kesh dëshirë të bëhesh pjesë e BE-së” – tha Marija Gabriel.
Mesazhet nga Sofja vijnë në kohën kur në Shkup po këmbehen akuza e kundërakuza midis pushtetit dhe opozitës për rrugën e bllokuar evropiane të vendit. Sipas LSDM-së faji qëndron te VMRO-DPMNE-ja, kurse opozita thotë se bllokimi erdhi si pasojë e krimit dhe korrupsionit të pushtetit.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski, sic percjell KlanM, përsëriti se nuk janë të mundshme ndryshimet e Kornizës Negociuese për vendin. Sipas tij, konkluzionet e Këshillit Evropian janë të qarta – vendi me sukses ka përfunduar procesin e skriningut që është vlerësuar nga KE-ja dhe pasi t`i zbatojë ndryshimet kushtetuese do të thirret konferenca e dytë ndërqeveritare për hapjen e kapitujve negociues. /KlanMacedonia/