Gabriel Escobar do të takojë Vuçiç dhe Kurtin në Bruksel

Serbia kërkon bashkësinë e komunave në Kosovë

Aleksandër Vuçiç do të kërkojë të enjten në Bruksel që të diskutohet për krijimin e bashkësisë së komunave serbe në Kosovë. Ndërsa mori pjesë në një demonstrim të armëve të reja për ushtrinë e tij presidenti serb tha se themelimi i bashkësisë së komunave serbe në Kosovë është i qartë i parashikuar nga Marrëveshja e Brukselit.

Nga Marrëveshja e Brukselit sipas Vcuciç kuptohet se kompetencat e bashkësisë së komunave serbe do të ishin shumë më të gjera dhe më të mëdha. Këtë çështje si edhe atë të ultimatumit për targat krerët e Serbisë dhe Kosovës do t’i diskutojnë në Bruksel jo vetem me Borrell e Stoltenberg, por edhe me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Sa i përket çështjes së targave, Vuçiç përsërit se kosovarët nuk mund të zbatojnë asgjë me forcë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share