Udhëheqësit e G7-ës kanë thënë se shpresojnë të “ndërtojnë marrëdhënie konstruktive dhe të qëndrueshme” me Kinën, ndërkohë që vazhdojnë të ngrenë shqetësime në lidhje me të drejtat e njeriut dhe “militarizimin” e vendit në Detin e Kinës.
Në komunikatën e tyre të lëshuar të shtunën, ata thanë se ishte e nevojshme të bashkëpunohej me Kinën “duke pasur parasysh rolin e saj në komunitetin ndërkombëtar dhe madhësinë e ekonomisë së saj, në sfidat globale si dhe në fushat me interes të përbashkët”.
Por ata shtuan se qëndrueshmëria ekonomike “kërkon heqjen e rrezikut dhe diversifikimin”, shkruan Aljazeera, përcjell Klankosova.tv
G7 gjithashtu bën thirrje për një zgjidhje paqësore të tensioneve në Tajvan dhe i bën thirrje Kinës që të bëjë presion ndaj Rusisë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.