ERDOGAN MBESHTET KERKESAT E RUSISE PER TE LEHTESUAR SANKSIONET NDERKOMBETARE
As samiti i udhëheqësve i G20-s nuk arriti të rikthejë Rusinë në marrëveshjen ndërkombëtare të eksportit të drithit. Moska kërkon heqjen e një sërë sanksionesh që dhe ajo vetë të eksportojë mallra ushqimore dhe plehra kimike. Kërkesat e Moskës mbështeten pjesërisht nga Turqia.
GAZETAR: LEFTION PERISTERI
PAMJET: REUTERS
Turqia po mban anën e Rusisë dhe po kërkon lehtësimin e sanksioneve ndërkombëtare në mënyrë që Moska të kthehetnë marrëveshjen e eksportit të drithërave të Detit të Zi.
“Kur të hiqen të pengesat për eksportet tona të drithërave dhe plehrave kimike, në të njëjtën ditë ne do t’i rikthehemi zbatimit kolektiv të ‘nismës së Detit të Zi'” – tha Lavrov.
Pas samitit të udhëheqësve të G20-s që surprizoi Moskën me përfshirjen e agresionit në Ukrainë në deklaratën e përbashkët, ministri i Jashtëm SergeiLavrov përsëriti qëndrimin e shefit të tij se Rusia do të kthehet në marrëveshjen për eksportin e drithërave “në të njëjtën ditë” kur kushtet e Moskës të përmbushen.
Deklarata e përbashkët G20-s të shtunën bëri thirrje për ‘zbatim të plotë, në kohë dhe efikas për të siguruar dërgesat e menjëhershme dhe të papenguara të drithërave, produkteve ushqimore dhe plehrave/inputeve’ nga Rusia dhe Ukraina për të përmbushur kërkesën në vendet në zhvillim.
Rusia kërkon lehtësimin e sanksioneve por një ide e tillë kundërshtohet nga Ukraina.
Në një zë me Moskën, presidenti turk TajipErdogankërkoi gjithashtu lehtësim të sanksioneve. Ai tha të dielën se nuk ndihet ‘i pashpresë’ për ringjalljen e marrëveshjes dhe u zotua të vazhdojë ta diskutimet me palët e përfshira. Por Erdogan kërkon që Rusia të jetë pjesë thelbësore e marrëveshjes.
“Ne i kushtojmë rëndësipërpunimit dhe dërgimit të 1 milion ton drithëra në vendet afrikane që po përjetojnë krizë ushqimore. Ka një probabilitet shumë të ulët që një proces që përjashton Rusinë nga marrëveshja e drithit të jetë i qëndrueshëm.” – tha Erdogan.
Në një letër më herët, OKB-ja i tha Rusisë se një njësi e Bankës Bujqësore ruse në Luksemburg do të lejohet të përdorë vetëm për 30 ditë sistemin ndërkombëtar të transaksioneve bankare SËIFT, por Lavrov e mohoi diçka të tillë.
Lavrov tha se “askush, duke përfshirë (Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio) Guterres, nuk ka premtuar se Banka Bujqësore Ruse do të rilidhet me SËIFT-in dhe se njësia e bankës në Luksemburg nuk ka licencë për operacione bankare dhe planifikon të mbyllet.