Futsall Shkupi gati për sfidat evropiane

Futsal Shkupi nga dita e sotme nis nis garat në kuadër të “Main Round” të Ligës së Kampionëve në futsall. Në këtë turnir prestigjioz të futsallit marrin pjesë këto skuadra: Futsall Shkupi që përfaqëson Maqedoninë e Veriut, ekipi Luçenec nga Sllovakia, Differdange nga Luksemburgu dhe Chrudim nga Çekia. Ndeshja hapëse e turneut zhvillohet sonte me fillim në orën 17:00, mes ekipeve Luçenec nga Sllovakia dhe  Chrudim  nga Çekia.  Ndërsa ndeshja  e shumëritur pë tifozët vendas  Futsall Shkupi – Diferdanxh  që gjithashtu luhet në sallën e vogël në Palestrën sportive “Jane Sandanski” në Shkup, fillon në orën 20:00.

FUTSALL SHKUPI do të luan me këto futbollist: Berat Jakupi, Zoran Leveski, Arsim Fazliu, Rexhep Sulejmani, Burak Memedov, Sali Saliovski, Ferid Agushi, Erkan Seferi, Artan Junuzi, Erden Sejdi, Bejtulla Jakupi, Ismet Ceka, Erkan Shababni, Behar Rexhepi, Muveid Bajrami,  Ivan Stojanovski, dhe Ivan Sotirovski.

Trajner: Ferid Agushi

Gjatë tre ditëve ekipet  do të përballen sipas këtij orari

26.10.2022

Luçenec – Chrudim  në orën 17:00

Differdange – Futsall Shkupi në orën 20:00

27.10.2022

Chrudim  – Differdange në orën 17:00

Futsall Shkupi  – Luçenec në orën 20:00

28.10.2022

Differdange – Luçenec në orën 17:00

Futsall Shkupi – Chrudim në orën 20:00

Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share