Këshilli i Qytetit të Shkupit, sot, në seancën e 13-të ka miratuar Vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për transportin linjor të udhëtarëve në qytetin e Shkupit, me të cilin janë futur dy linja të reja të rregullta të autobusëve.
Linja e parë e autobusëve, me numër 29, do të qarkullojë nga Karposh 3 (afër Siti Mall) deri në Zhdanec dhe do të lëviz përgjatë rr. Zhdanec, rr. Trnodoll, rr. Kozle, bul. 8 Shtatori, bul. “Partizanski odredi” dhe Karposh 3 (Siti Mall) dhe anasjelltas.
Linja e dytë e autobusëve është me numrin 50A, e cila do të qarkullon nga lagjja Hipodrom 2 deri në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”. Autobusët e linjës së re do të lëvizin përgjatë rr. 1646, rr. Bllagoja Stefkovski, bul. Aleksandri i Maqedonisë, bul. Krste Petkov Misirkov, bul. Goce Dellçev, rr. Filipi i Dytë i Maqedonisë, rr. Dimitrie Çupovski, bul. Shën. Kliment i Ohrid dhe bul. Nënë Tereza dhe anasjelltas.
Përveç dy linjave të reja, bëhet ndryshim edhe në orarin e linjës numër 60, si dhe ndryshimi i orarit vozitës të linjës numër 50 me qëllim harmonizimin me orarin e linjës së re të rregullt 50A.
Vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për transportin linjor të udhëtarëve në qytetin e Shkupit është marrë në bazë të kërkesave të shfrytëzuesve të transportit publik, dhe të njëjtat në bazë të të dhënave nga regjistrimet e linjave dhe analizës së të dhënave nga sistemi AVL dhe SMART TIKETING.