Futbollisti 26 vjeçar, tetovari Remzifaik Selmani ish futbollist i Renovës, Shkëndijës, Partizanit të Tiranës dhe së fundit edhe i Gostivarit aktualisht është futbollist i lirë edhe pse ka oferta të shumta nga klubet të kampionatit vendor.
“Pas largimit nga Gostivari kemi oferta të shumta nga klubet vendore do të përmendja Struga Trim Lum, Voska Sport, Tikveshi, Bregallnica dhe së fundit një ofertë mjaftë tërheqëse edhe nga ekipi i Rabotniçkit të Shkupit, por akoma nuk kam vendos se cilit klub do ti bashkëngjitëm në pjesën pranverore të kampionatit” deklaroi për KlanM, Remzifaik Selmani, i cili me futbollin ka filluar dhe është afirmuar në KF Renova./KlanMacedonia