Futbollisti më i ri profesionist në SHBA, 13-vjeçari firmos me Sacramento Republic

Klubi amerikan i futbollit që luan në kategorinë e parë, USL Sacramento Republic, njoftoi blerjen e 13 vjeçarit Devian Kimbrou, i cili bëhet atleti më i ri profesionist në historinë e klubeve sportive amerikane.

Kimbrou, i cili u bë pjesë e akademisë së Sacramento Republikës në vitin 2021, shënoi 61 gola në 81 paraqitje me të rinjtë.

Sipas presidentit të klubit amerikan Tod Denavent, rrugëtimi i adoleshentit me klubin sapo ka nisur.

Kimbrou (13 vjeç, pesë muaj dhe 13 ditë) thyen rekordin e vendosur nga Maximo Carrizo i NY City FC 14 vjeç, që është edhe lojtari më i ri ndonjëherë që ka nënshkruar me një klub MLS.

Ndërsa Fredi Adu, vazhdon të mbajë rekordin e debutuesit më të ri në MLS, ku në moshën 14 vjeç e 306 ditë luajti për herë të parë për DC United në 2004.

Sacramento Republic nuk do të nxitojë me talentin, ndërsa stafi teknik i ka përgatitur një stërvitje speciale kur ai të bashkohet me grupin e të rriturve, ndërkohë që Kimbrou do të vazhdojë edhe studimet.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share