Futbollisti i Interit, njëherazi edhe reprezentues i Kombëtares së Francës, Benjamin Pavard, i ka dhënë fund beqarisë.
Ai është fejuar me modelen e njohur nga Gjakova, Kleofina Pnishi, raporton Indeksonline.
Ka qenë vet Pavard ai që ka ndarë lajmin e ëmbël me mbishkrimin “Ajo tha po”.
Edhe propozimi duket të ketë qënë shumë romantik, përplot qirinj dhe trendafila të bardhë, me çiftin që po kalojnë pushimet në bregdet.