Aksionit për ndihmë të vendeve të prekuara nga tërmeti tragjik në Turqi i është bashkangjitur edhe reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski me skuadrën e tij Fenerbahçe
Këtë po e bëjnë edhe sportistët nga mbarë bota, e mbi të gjitha ata që luajnë në Turqi.
Futbollistët e klubit nga Stambolli kanë mbledhur gjësende, të cilat janë paketuar dhe më pas u janë dërguar njerëzve në nevojë në këto momente krize.
“Së bashku do t’i shërojmë plagët. Kamionët tanë, të mbështetur nga futbollistët tanë Lincoln Henrique dhe Ezgjan Alioski, janë në rrugë. Grumbullimi i materialeve të ndihmës vazhdon”, ka shkruar Fenerbahçe në rrjetet sociale.
Në mesin e viktimave dhe të atyre që kanë përfunduar nën rrënoja ka edhe sportistë.