Futbolli ‘sjell’ paqen në Ukrainë

Shteti në luftë i bashkohet ofertës iberike për organizimin e Botërorit 2030

Ukraina do t’i bashkohet Spanjës dhe Portugalisë në përpjekjen e tyre për të pritur Kupën e Botës 2030. Sipas asaj që raporton tabloidi britanik “The Times”, shteti i cili prej më shumë se 200 ditësh në luftë po tenton t’i kthehet normalitetit.

E kush më mirë se mbajtja e një Kupe Bote do rikthente gjallërinë e dikurshme, opsion që është përqafuar edhe nga drejtuesit e dy federatave të futbollit në gadishullin iberik. Sipas planit, Ukraina do të presë një nga grupet e këtij turneu. Zëdhënësja e qeverisë spanjolle Isabel Rodriguez konfirmoi se përfshirja e raportuar e Ukrainës ka mbështetjen e tyre.

Isabel Rodriguez: Unë mund t’ju them se sigurisht, qeveria do të mbështeste përfshirjen e Ukrainës në ofertën iberike për një arsye të rëndësishme, sepse është gjithmonë një lajm i mirë të lidhësh sportin dhe paqen.

Oferta e përbashkët e Spanjës, Portugalisë dhe tashmë edhe Ukrainës nuk është e vetmja në dyert e FIFA-s për organizimin e Kupës së Botës në 2030. Arabia Saudite, Egjipti dhe Greqia, edhe kjo një ofertë e përbashkët, gjithashtu janë gati për të pritur Botërorin, një opsion që nëse do të pëlqehej nga FIFA, do të sillte një tjetër Kupë Bote në muajit e dimrit.

Diçka që për herë të parë do të ndodh këtë vit në Katar, turne që do mbahet nga 20 Nëntori deri më 18 Dhjetor. Ndërkaq, edicioni i radhës i Kupës së Botës do të luhet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share