Futboll: Voska Sport shkëlqen edhe në ndeshjet kontrolluese

Anëtari i ri në Ligën e pare të futbollit ekipi Voska Sport vijon përgatitjet nën drejtimin e trajnerit malazes Miljan Radoviq. Ekipi krahas seancave stervitore që po mbahen në stadiumin në Lagjen Voska, deri më tani ka zhvilluar edhe dy ndeshje kontrolluese me skuadrë e Superiores Shqiptare KF Laçi (1-0), ndërsa dje pas dite ka zhvilluar ndeshjen e dytë kontrolluese me fqiun e parë ekipin Ohrid Lihnidos ndeshje të cilën e ka fituar me rezultat të thellë 4-0, ndërsa autor të golave ishin Fetai, Marusiq, Iseni dhe Jasharovski.

Voska Sport deri në përfundim të fazave përgatitore do të zhvillon edhe pesë ndeshje kontrolluese , ndërsa ndeshaj e radhës është caktuar me Skënderbeun në Korçë. /klanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share