Futboll: U dhunua nga tifozët e Fiorentinës, rrëfehet 21-vjeçari shqiptar

Inter mori një fitore dramatike 3-4 me Fiorentinën për javën e 11 në Serie A.

Fundjavën që lamë pas në “Artemio Franchi” ishte edhe tifozi shqiptar Xhoel Kushova. Goli i katërt dhe i fitores Interit i shënuar nga Mkhitarjan, erdhi në minutën e 95, me festën që ishte legjitime.

Tifozi shqiptar i Inter, Kushova ndodhej në stadium me të ëmën dhe nuk mund të mbante gëzimin, paçka se ndodhej në sektorin e tifozëve të Fiores. Gëzimi nuk ishte i madh pasi tifozët Viola nisën ta ofendonin dhe tentuan ta dhunonin.

 “Unë dhe mamaja ime kishim shkuar në stadium. Ishim në tribunën “Maratona” pak a shumë ku ndodhi agresioni që më pas u bë viral i atij djalit me fanellën e Dimarkos. Deri në 3-3 gjithçka në rregull, pastaj…

 Shënon Miki, unë dhe mamaja ime përqafohemi.

Një grup tifozësh vendas afrohen, duke na share me gjithçka dhe duke tentuar të na godasin. Një person nuk më goditi vetëm sepse tifozë të tjerë të Fiorentinës i ndaluan. Mamaja ime dëshironte të largohej, por në mungesën e stjuardëve, shumë tifozë të Fiorentinës na mbrojtën”, deklaroi djaloshi 21 vjeçar.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share