KAMERUNASI ANAEL BARGA NGOBA SHËNOI HAT TRIK
Në ndeshjen e mbetur nga java e pare e sezonit vjeshtor në Ligën e Parë të futbollit vendor, sot pas dite në stadiumin e qytetit në Kavadar, Tikveshi shënoi fitoren e dytë kampionale, duke e mundur kampionin në fuqi të vendit ekipin e Shkupit me rezultat të lartë 3-1
Autor të golave për vendasit ishte kamerunasi Anael Barga Ngoba i cili shënoi hat trik, ndërsa golin e nderit për Shkupin e shënoi Renaldo Cefas
Ndeshja gjatë 90-të minutave ishte ishte mjaftë e ashpër për çka referi ka ndajtë 12 kartonë verdh dhe një të kuq
Pas kësaj fitoreje të sotme, ekipi i Tikveshit ka dy fitore një barazim dhe tre humbje dhe me 7 pikë është pozitë shtatë. Ndërsa ekipi i Shkupit nga pesë ndeshje ka dy fitore, një barazim dhe dy humbje me 7 pikë aktualisht është pozitën e gjashtë.