Futboll: Tetova – Peja në finale të Turneut Mbarëkombëtarë “Tetova 2023”

Pas rezultateve të arrituara në ditën e pare të edicionit të 18-të Turneu Mbarëkombëtar i futbollit për fëmijë U-15, janë mësuar dy skuadrat finalist dhe dy skuadrat që do të luajn pë vendin e tretë.

Në finale do të përballen reprezentacioni i Tetovës dhe ai i Pejës. Tetova në ditën e parë mundi Durrësin pas ekzekutimit të penaltive 4-2, ndërsa në ndeshjen e dytë shënoi fitore 2-0 ndaj ekipit të Bujanocit.

Ndeshja finale Tetova – Peja zhvillohet sot me fillim në ora 17:00 në stadiumin te Qendra Sportive në Tetovë

Nga ana tjetër ekipi i Pejës në takimin e parë shënoi fitore të thellë 4-0 ndaj Ulqinit dhe fal shortit kaloi direkt në finale.

Ekipi i Durrësit në pas disfatë nga Tetova, në ndeshjen e dytë shënoi fitore ndaj Ulqinit 3-0, por për shkak të obligimeve në kampionatin shqiptar u kthye në Shqipërsi dhe nuk do të luanë ndeshjen per evndin e tretë, që do të thotë se pë këtë pozitë do të luftojnë Bujanoci dhe Ulqini sot në orën 11:00

Sipas agjendës së oragnizatorit menjëher pas përfundimit të ndeshjes finale do të shpallet ekipi fitues, vendi dytë, i tretë, ekipi më fair play si dhe lojtari më më mire, golashënuesi dhe portiere më mire. Darka solemne është hotel “EMKA” në orën 20:00

Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share