Futboll: Të shtunën luhet finalja e 30-të e Kupës së RMV-së

TAKOHEN: STRUGA TL – MAKEDONIJA GJ.P

Të shtunën në stadiumin e FFM-së me fillim në orën 17:00, do të zhvillohet   finalja e  30-të me radhë Kupa e Maqedonisë së Veriut në futboll, mes kampionit  në fuqi Struga Trim Lum me fituesin e Kupës nga Viti i kaluar Makedonija Gj.P. Drejtësinë në ndeshjen finale do ta ndanë arbitri Igor Stojçevski.

Për ekipin e Struga Trim Lum është kjo finalja e parë për këtë trofe prestigjioz, andaj ekipi pas përfundimit të kampionatit menjëherë ishin transferuar në Qendrën Rekreaktivo sportive në Mavrovë, ku kanë zhvilluar përgatitje të veçanta për kë ndeshje shumë domethënëse, ndërsa nga sot janë akomoduar në Shkup.

Trajneri Shpëtim Duro tha se kampionatin e mbaruam me sukses dhe tani në radhë është finalja e Kupës

Direkt mbas mbarimit të festës së titullit kemi pasur një ditë pushim, dhe sot kemi ardhur jemi akomoduar në Mavrovë, do qëndrojmë këtu do stërvitemi në këtë ambient të qetë, prej tre ditësh, pastaj ditën e premte do të akomodohemi në Shkup”, tha Shpëtim Duro.

Optimist në pritje të ndeshjes finale është edhe kapiteni Flamur Tairi.

Shpresojmë që të dalim fitimtarë dhe ta sjellim kupën e Maqedonisë në Strugë. Do të jetë një ndeshje mjaft e vështirë, por besoj në kualitetet e ekipit tonë se do t’ia arrijmë qëllimit ta çojmë kupën dhe të bëjmë histori përsëri me ekipin e FC Strugës.”, tha Flamur Tairi.

Për ekipin Makedonija Gj.P është kjo finalja e katërt, ndërsa dy herë ka dal fituese  në vitin 2006 kundër Shkëndijës 3:2 dhe vitin 2022 kundër Sileksit fituan pas ekzekutimit të penaltive 4-3. Për  takimin e nesërm  trajneri Goran Simov  dhe kapiteni Filip Mishevski u shprehën optimist për epilog pozitiv.

Në  sport  të gjithë duan të fitojnë. Por e dimë se nuk do të jetë ndeshje  e lehtë , luajmë kampionin e këtij viti . Do të ndeshje e rëndë  për ate   e jona është të japim maksimumin që të shënojmë fitore  të vim deri te kupa”, tha Goran Simov.

“Nuk do të pajtohesha se Makedonija Gj.P ka ndonjë përpparësi pse ka luajtur më tepër finale se Struga. Do të jetë  ndeshje e rëndë, tri ndeshjet ishin dëshmi pë atë, tgre barazime një në Gjorçe dhe dy në Strugë. Në se Makedonija Gj.P  ka  katër finale,  Struga Trim Lum ka  lojtar të cilë kanë luajtur 5-6 finale”, tha Filip Mishevski.

Gjatë periudhës 30 vjeçare Vardari ka dal fitues 5 herë, Rabotniçki 4, Slloga Jugomagnat dhe Sileksi nga 3, ndërsa Shkëndija, Teteksi, Makedonija GjP, Pobeda dhe Pelisteri nga  dy herë kanë fituar Kupën e Maqedonisë në Futboll./KlanMacedonia/

Përgatiti: Shaban Sinani

Lexo gjithashtu
Total
0
Share