Futboll: Të mërkurën mësohen ekipet finaliste të kupës

DY NDESHJET GJYSMËFINALE FILLOJNË NË ORA 15:00

Të mërkurë me fillim në orën 15:00, në program janë dy ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut. Struga Trim Lum është nikoqire e Sileksit, ndërsa në Tetovë , ekipi I Shkëndijës është nikoqire e Makedonija Gj.P.

Struga Trim Lum pas dy fitoreve të fundit në ndeshjet kampionale shpreson në vazhdimin e rrugëtimit të sukseseve. Sileksi do të jetë një kundërshtar i vështirë, por roli I favoritit dhe lufta e suksesshme në dy “fronte” ka mobilizuar struganët.

“Sigurisht se pas sukseseve edhe në kampionat, tanimë e gjithë vëmendja është rikthyer në Kupë, ku mendoj se kemi fond të mjaftueshëm të lojtarëve për të luftuar në dy fronte. Dhe shpresoj se ne do të jemi ata që do të luajmë në finalen e madhe” – tha Besmir Bojku, futbollist i KF Struga TL.

Në stadiumin e qytetit në Tetovë, Shkëndija takohet me fituesin e kupës nga viti i kaluar – Makedonija Gj.P. Mysafirët nga Shkupi janë një skuadër e paparashikueshme, por tetovarët janë optimist se skuadra e tyre do të jetë në finalen e madhe.

“Sigurisht se do të bëjmë çmos të kualifikohemi në finale, Për tu plasuar në finale duhet ta mundim ekipin Makedonmija Gj.P. PO jam optimist” – tha Qatip Osmani.

Nga gjysmëfinalistët vetëm Struga Trim Lum nuk ka fituar Kupën e Maqedonisë në futboll. Sileksi e ka fituar tri herë kurse Shkëndija dhe Makedonija GJ.P kanë nga dy tituj. Ndeshja finale do të zhvillohet më 17 Maj. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Shaban Sinani

Lexo gjithashtu
Total
0
Share