Futboll: Të enjten miqësore Maqedoni e Veriut – Finlandë

Milevski dhe Ristovski: Finlanda dhe Azerbejxhani si prova gjenerale për kualifikimet për KE

Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë, Bllagoja Milevski dhe kapiteni Stefan Ristovski në konferencën zyrtare për shtyp para ndeshjes miqësore që do të zhvillohet të enjten, sot para gazetarëve folën për kë ndeshje e cila ka për qëllim të provojnë me çfarë kapaciteti disponojnë para ndeshjeve kualifikuese për “Euro 2024” që fillojnë në muajin mars.

“Liga e Kombeve është prapa nesh. Tani na presin dy ndeshje me Finlandën dhe Azerbajxhanin si prova gjenerale para ndeshjeve kualifikuese në muajin mars. Sigurisht do të provojmë variante të ndryshme që do të na shërbejnë në funksion të gjithë asaj që na pret në përballjet kualifikuese. Jo rastësisht kam insistuar të luajmë me rivalë cilësorë, Finlanda ka super ekip, nuk janë rastësisht në sheshirin e dytë për gurpet e eliminatoreve për Kampionatin Evropian. Ndeshja do të na tregojë shumë gjëra dhe do të na japë treguesin se në cilin drejtim do të duhej të ndryshojmë apo të mbahet ritmi për atë çka na pret në fazën e grupeve. E dijmë se do të kemi grup cilësor dhe për atë na duhen këto ndeshje kontrolluese me rival kualitativ”, u shpreh seleksionuesi i Maqedonisë, Bllagoja Milevski.

“Do të ketë disa ndryshime, posaçërisht pasi ndeshjet e fundit na dhanë disa sinjale, konkretisht në realizimin e shanseve ku duhet të përmirësohemi. Në atë segment nuk isha i kënaqur dhe shpresoj në të ardhmen do të përmirësohemi në këtë pikë”, tha Milevski.

“A ndjejmë lodhje nga sezoni? Po, posaçërisht unë me Dinamon kisha shumë ndeshje duke nisur nga qershori. Mirëpo, për disa lojtarë që kanë minutazh më të vogël do të jetë mirë. Nuk duhet të kërkojmë alibi, ka shumë lojtarë që ëndërrojnë të luajnë për ekipin përfaqësues që është diçka e shenjtë. Këto dy ndeshje duhet ti kalojmë me një qasje serioze dhe besoj se këtë do ta bëjmë”, deklaroi kapiteni Stefan Ristovski.

„Prioritet i çdo lojtari është të fitojë, posaçërisht kur luan për reprezentacionin. Nuk njoh ndonjë futbollist që don vetëm të shënojë minuta. Pa marrë parasysh rezultatet e fundit, çdo ndeshje është e mirëseardhur dhe në takime të këtilla të ngritet vetëbesimi. Lehtë është të humbet vetëbesimi, por vështirë ta fitosh. Prandaj duhen ndeshje të këtilla”, shtoi Ristevski.

Ndeshja kontrolluese Maqedonia e Veriut – Finlanda luhet të enjten nga ora 18:00 në Arenën “Todor Proeski” në Shkup.

Përgatiti: Shaban Sinani

Lexo gjithashtu

Allegri pret Lukaku

Trajneri Livornez vlerëson Vlahovicc, por Juve e Chelsea punojnë për transferimin e belgut Juventus dhe Chelsea vazhdojnë që…
Më tepër