Ndeshja derbi Gostivari – Voska Sport 2-2
Në ndeshjen derbi të javës së pestë në Ligën e dytë unike mes Gostivarit dhe Voska Sport që ka përfunduar me barazim 2-2, ka ndodhur një situate e papëlqyeshme sidomos pas shënimit të golit nga ana e mysafirëve me autor Ardit Demiri në minutën e 14-të me, në tribunën e stadiumit në Reçicë të Madhe u sulmuan drejtuesit e Voska Sport, në momentin kur drejtuesit e klubit festonin golin e shënuar.
Në faqen zyrtare të rrjetit social fb, drejtuesit e kF Voska Sport, të indinjuar nga kjo sjelle skandaloze pos tjerash shkruajnë
“Si duket goli i shënuar nga Ardit Demiri nuk ju pëlqeu aspak drejtuesve të Gostivarit, të cilët vetëm për të frikësuar skuadrën tonë dhe për të arritur te fitorja, ata në vend që të tregojnë forcën brenda fushës, një gjë të tillë bënë jashtë saj, duke sulmuar kryesinë e F.C. Voska Sport.
Vërtetë një akt skandaloz ky nga ana e drejtuesve të Gostivarit për më tepër kur të njëjtit pretendojnë që Gostivarin ta shndërrojnë në një klub europian. Megjithatë rasti i sotëm, për fat të keq tregon të kundërtën, pasi një ekip që pretendon Europën, rezultatet duhet ti kërkojë në fushën e blertë dhe jo me anë të muskujve, pasi edhe në atë mënyrë nuk arritën qëllimin e tyre për të mposhtur skuadrën e F.C. Voska Sport.
Futbolli luhet në fushën e blertë të dashur gostivaras, apo kush qëndron pas këtij klubi, dhe jo në tribunë, aty ku vendin e kanë futbolldashësit e vërtetë dhe jo huliagënt që i paguani për të ju përcjellë në ndeshjet futbollistike, pasi juve vlerën e një ekipi serioz, apo pretendent e humbët që disa javë më parë, kur u sulmuat edhe nga vetë tifozët e juaj në mënyrë kibernetike”, thuhet në reagimin e kf Voska Sport.