Futboll: Struga TL, në kampionatin e ri pretendon titullin kampion

Pas Besart Ibraimit, angazhohet edhe Fatjon Jusufi

Skuadra e futbollit Struga Trim Lum që drejtohet  nga  trajneri Srgjan Zaharievski  nga  22  qershori është duke  e zhvilluar  fazën e pare të përgatitjeve për sezonin 2022/2023 në Ligën e Parë të futbollit. Struga Trim Lum paparakisht  kanë  rinovuar me  trajneri Srgjan Zaharievskin, ndërsa ka rinovuar kontratat me disa  futbollist titular si Bunjamin Shabani, Besmir Bojku, Flamur Tairin, Florijan Kadriun,  Valentin Koçoski, Nemanja Bosançiq dhe Abdylhadi Jahja. Struga Trim Lum  ka angazhuar edhe  dy ekstra përrforcime si  golashënuesin më të mire në historinë futbollit vendor Besart Ibraimin dhe  mesfushorin e Renovës, Fatjon Jusufin, ndërsa  pritet edhe  angazhimi i së paku dy përforcimeve cilësore.  Në bazë të oragizimit aktual dhe me dy ekstar  përforcimet ekipi pretendon kreun e tabelës .

“ Themë me  plotë përgjegjësi se  Struga Trim Lum në kampionatin e ri që fillon në javën e parë të gushtit pretendon kreun e tabelës, pra  titullin kampion. Besoj  se kjo  do të bëhet realitet” deklaroi drejtori  sportiv Besar Isaku.

Struga Trim  Lum të gjitha fazat përagatitore ka paraparë të zhvillohen edhe disa ndeshje miqësore, përmes të cilave trajneri do të ketë një pasqyrë më të qartë rreth formës së futbollistëve. Ndeshja e parë kontrolluese do të zhvillohet kundër ekipit Drita të Gjilanit më 29 qershor.   /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share