Futboll: Struga TL dhe Shkupi dy ekipe në garë për titull

DORRËZOHEN BREGALLNICA DHE MAKEDONIJA GJ.P ?

Pas ndeshjeve të xhiros së 28-të, në Ligën e pare të fubollit vendor si duket  u  qartësuan disa  të pa njohura sa i përket ekipeve që luftojnë kreun e tabelës dhe ato që luftojnë për mbijetes. Kandidat më serioz për titullin kampion mbetet Struga Trim Lum dhe eventualisht SHkupi, ndërsa Shkëndija me disfatën e djeshme mbetët largë titullit dhe jashtë garave europiane

Kamopioni në fuqi  Struga Trim lum pas  fitoresë djeshme kundë Makedonija Gj.P në cilësinë e mysafirit, përfundimisht mbetet ekipi më seriozë për të mbrojtur titullin kampion. Kjo mund të bazohet edhe  në bazë të orarit që ka në pesë takimet fundit. Në strugë përballet me Sileksin, Gostivarin dhe Shkupin, ndërsa  si  mysafirë takohet me Tikveshin dhe Shkëndijën .

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Pretendenti i dytë për titullin kampion mbetet Shkupi edhe pse kjo skuadër ka larguar trajnerin Zhizhoviq si pasoj e paknaqësisë me  rezultatet e fundit. Barazimi me Silkesin  ishte  rezultat i kënqshëm për të dyja ekipet. Me gjithate sa i përket titullit çdo gjë do vendoset në pesë sfidat e fundit.

Shkëndija pas disfatës së djeshme kundër Tikveshit në Kavadar ka “shuajtur” të gjitha shpresat se mund të fiton titullin, por më e keqja është se disfata e djeshme përfundimisht ka lënë pa shpresë edhe pjesëmarrjen në garat Europiane, kur dihet se këtë vit  Maqedonia e Veriut do të përfaqësohet vetëm me tre skuadra dy vendet e para dhe fituesi i Kupës.

Garë interesante tani ka edhe tek skuadrat që luftojnë për mbijetesë. Fitorja e Voska Sportit ndaj Vardarit në transfertë ka  vlerën e madhe pasi tani pesë ndeshjet e fundit duhet të luan pa presion. Disfata e Vadarit done thotë se kjo  skuadër këtë vit mund të ballafaqohet në balotazh për të siguruar mbijetesë. Sa i përket Bregallnicës dhe Makedonija Gj.P, si duket janë vet dorrëzuar pasi e dinë që nuk kanë shpëtim për të mbijetuar, edhe pse në futboll  gjithmonë ndodhinë befasi. /tvklan.mk/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share