Futboll: Steven Gerrard është shumë pranë një marrëveshjeje me klubin saudit

Steven Gerrard është shumë afër marrëveshjes me Al Etifaq, me trajnerin anglez që pritet të shkojë menjëherë në Arabinë Saudite.

Madje, kjo nuk është hera e parë që i ofrohet nga klubi në fjalë, pasi pak ditë më parë kishte refuzuar ofertën e parë. Megjithatë, oferta e re e përmirësuar duket se e ka bindur, pasi nuk ka mundur ta refuzojë.

Al-Etifaq nuk është një nga katër grupet që kontrollojnë fondin e investimeve të shtetit dhe kjo do të jetë puna e parë e Gerrard që nga shkarkimi nga Aston Villa.

Duhet theksuar se pak kohë më parë ai ishte pranë kombëtares polake, por federata e futbollit të vendit e refuzoi duke preferuar Fernando Santos. /KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share