Futboll: Sileksi dhe Gostivari barazojnë pa gola

Ndeshja hapëse e javës së 26-të në Ligën e Parë të futbollit vendor mes ekipit Sileksi dhe Gostivatri që u zhvillua në stadiumin e Kratovës, përfundoi me barazim pa gola 0-0.

Gjatë 90 minutave të dyja ekipet  krijuan  disa  raste  të qindëpërqindëta për të shënuar  por  portierët Bozhinovski dhe Ertan Ersu nuk lejuan që të mposhte.  Ekipi i Gostivarit  pesë minutat e  fundit  luajtën me një futbollist më pak  pasi Amir Bilalli u ndëshkua  me karton të kuq. Marrë nëpër gjithësi  rezultati barabartë është epilogu më real i kësaj  përballje.

Pas  kësaj ndeshje  Sileksi me  37 pikë vazhdon të mbetet  në pozitën e katërt ndërsa Gostivari  ka  34  pikë aktualisht është në pozitën pestë.

Pas takimet  tjera  zhvillohen të dielën me fillim në ora 15:00, takohen: Bregalnica – Shkupi, Makedonija Gj.P – Shkëndija, Tikveshi – AP Brera, Vardari – Struga Trim Lum,  dhe Voska Sport – Rabotniçki./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share