Futboll: Shqipëria humbi miqësoren me Katarin

Ka përfunduar me humbjen minimale 1-0, miqësorja e Shqipërisë ndaj Katarit, e cila u zhvillua pasditen e sotme në qytetin e Marbellas, në Spanjë, por për fat të keq nuk u transmetua në asnjë televizion.

Rezultati i ndeshjes u vendos në pjesën e parë, ku Katari shënoi me një penallti, ndërsa në 45-minutëshin e dytë kuqezinjtë u shfaqën shumë më kërkues, por pa arritur të shënojnë.

Herald Marku provoi dy herë me specialitetin e tij, goditjet e dënimit, ndërsa Turkaj tentoi portën me kokë, por në asnjë rast kuqezinjtë nuk ia dolën të dërgojnë topin në rrjetë.

Vlen të theksohet se edhe gjykimi la për të dëshiruar, pasi nuk u akordua një penallti në favor të kuqezinjve, si dhe u ndal Cara në nëj rast të mirë shënimi, për një pozicion jashtë loje inekzistent, që provokoi edhe reagimin e trajnerit Reja, i ndëshkuar më pas me karton të verdhë.

Në këtë miqësore, pjesa dërrmuese e futbollistëve vinin nga Kategoria Superiore, ndërsa më 16 dhe 19 nëntor Shqipëria do të përballet me Italinë dhe Armeninë në “Air Albania”, aty ku trajneri Reja do të ketë sërish nën urdhrat e tij legjionarët kuqezi.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share